“Të dh… gazetarin!…

“Të dh… gazetarin!…

 

 

Dashnor Dosti është mësues i vjetër, i shkëlqyer profesionalisht, është gjithashtu aktivist shoqëror dhe politik, i thekur me PD – në, por edhe shumë i zhgënjyer nga zhvillimet e kohëve të fundit të saj.

 

 

Dje, në murin e FB të Dashit gjeta këtë shënim në formën e një mbrese nga një udhëtim në një fshat të Vlorës.

 

 

Më bëri përshtypje përshkrimi i thjeshtë, i sinqertë, shumë mbresëlënës, si për stilin e të shkruarit,  si për temen që “kishte zgjedhur” (E vërteta është se ai nuk e ka çarë kokën fare as për “temë e as për stil”, por kështu po e quaj unë, pasi ai shte një postim rutinë).

 

 

Duke lexuar për herë të dytë këto shënime të shkurtra, pa marrë parasysh etikën gazetareske thashë me vete: “Të dhjefsha gazetarin, që kërkon gjilpërën në kashtë, që kërkon llucë e errësirë, e s’ke sy të shikosh e të promovosh jetë dhe pozivivitet”!

 

 

Si Dashi!…

 

Administratori i “Orakujve…”

 

 

 

Nga Dashnor Dosti

 

Sot pasdite, për herë të parë në jetë, u ndodha në fshatin Trevllazër të Vlorës per një biznes të vogël vaji. Gjeta kohë e dola në fshat, shkrepa disa foto nga te cilat përzgjodha këtë që na shoqëron.

 

 

Kur ishte errur thuajse plotesisht, përballem në rrugën me asfalt të fshatit me një tufë të vogël dhensh, diku nja 30 a 35 duhej të ishin. Në fund vinte bariu, i moshuar, mbase 70 e ca vjeç,  por me një zë të fortë si sokëllimë.

Mendova ta respektoj duke e përshendetur me mirësjellje, por një fytyrë krejt e panjohur si e imja nuk mund t’i largohej kollaj një vendaliu të kujdesshëm.

 

Pasi u pershëndetëm e folëm disa minuta për arsyen e ndodhjes sime në atë fshat e pershtypjet e mija që do të deklaroheshin doemos të shkëlqyera, i erdhi radha të mësonte se isha nga Skrapari.

 

 

-Ohooo, nga Skrapari? Kam njohur një burrë të mrekullueshëm andej. E kam njohur kur isha në Spaç. E kishim komisar të burgut.

 

 

Aq lirshëm e i shpenguar fliste sa të thuash se kishte qenë me pushime e jo i burgosur. Pastaj vazhdoi:

 

-E quanin Hajri Lame dhe ishte zotni burrë. Kur  na doli lirimi në ’91-shin mua me futi në grupin e parë. Ishte i vetmi që i konsideronte të burgosurit njerëz me dinjitet  –  më tha.

 

 

Me pas folem për jetën e pas nëntëdhjetës e ai nuk kishte patur asnjë lloj përfitimi si ish i burgosur politik, as financiar, por i mjaftonte që shijonte lirinë bashkë me tufën e vogël të dhenve!…

 

 

Kur shikoja ate njeri të mirë, të thjeshtë e pa asnjë pretendim, të lumtur e të zhgënjyer njëkohësisht, nuk e di pse mendja me shkoi te politika, e cila ka prodhuar tonelata të tëra me gazeta gjasme në mbrojtje të kauzës së kësaj shtrese, por që në të vërtetë nuk ka bëre asgjë  për ta.

 

 

Asgjë prej gjëje nuk ka bëre.

 

 

Se desh harrova!…

 

Kush u zgjodh kryetar sot ne kuvendin e PD-së se godinës?…