“Tomor – The Father Of Pagan Gods”, libri më i ri në anglisht i autorit Besim Dervishi, me banim në SHBA
Besim Dervishi, 46 vjeç, me origjinë nga Peshtani i Beratit, është një njohës dhe studiues i vëmendshëm dhe i kahershëm i mitologjisë, veçanërisht i Dodonës dhe i Tomorrit. Ka një veprimtari të pasur botuese me këtë temë në disa organe shtypi dhe në medie elektonike.
“Tomor – The Father Of Pagan Gods”, pjesa e parë, është libri i tij më i fundit, në anglisht. Mendohet që pjesëa e dytë të dalë në muajin mars.
Duke jetuar jashtë atdheut, duke qenë në anglisht dhe se libri është për një auditor dhe lexues specifik, autori dhe shtëpia botuese Helios Publishing kanë gjetur mënyrën më të përshtashme për shpërndarjen e tij nëpërmjet “Amazon”.
“Tomor – The Father Of Pagan Gods”, është një libër që nuk ka të bëjë me aspektin fetar të këtij mali. Aspekti i tij fetar është vënë në funksion të historisë. Qëllimi është të zbulohet qendra e parë qytetare në Evropë dhe nëpërmjet saj të faktohet se kjo qendër u ndërtua nga Ilirët. Ne epokat heroike dhe historike njerëzit jetonin të veçuar nëpër shpella dhe guva. Ndersa ngritja e orakullit ishte një shans që ata ta vizitonin atë.
Duke dalë nga vetizolimi dhe, duke shkuar në këtë vend spiritual (ku Peljusit “priftërinjt” ilirë iu zgjidhnin “hallet” dhe parashikonin fatin), ata filluan të takoheshin me njëri-tjetrin dhe padashje orakulli ishte bërë një pikëtakimi për këta njerëz, si rezultat edhe një qendër qytetare e vogël. Pra luante rolin e një vendi të shenjtë fetar, ku njerëzit takohen gjatë festimit të festave fetare ose lutjeve.
Prifterinjte antikë (Peljus-it) për të lexuar fatin përdornin një sërë trukesh dhe manovrash. Ata vezhgonin Yllin Sirio, i cili është Ylli më i shndriteshëm pas Diellit dhe quhet dhe me emrin Dielli Pas Diellit, ose Ylli i Bardhë. Ndaj Mbreti legjendar i Ilirëve Bardhyli (Bardh Ylli) ka këtë emer.
Për këtë autori ka publikuar në liber disa shenja në gurë që duhet të shërbenin si vende për të përcaktuar vendosjen e Yllit Sirio ose si Ora Diellore.
Në liber ka dhe foto të terrakotave të ndryshme në funksion të zbulimit të së vërtetës. Ka disa shkrime në gurë, artifakte bronzi e të tjera.
Zbulimi i të vërtetës ka rëndësi sepse ai popull që ka ngritur qendrën e parë qytetare në Evropë, ai popull është dhe më i lashtë…
Ndërsa pyetjes “Përse është shkruar libri në anglisht”, autori i përgjigjet:
“Sepse do të lexohet me shumë nga të huaj, pasi shqiptarët edhe janë njohur, por edhe nuk janë njohur mirë me çështjen e Dodonës së Malit Tomor. Të huajt le të marrin vesh me këtë rast se Tomori për Pellazgo-Ilirët është si Mali Shasta per indigjenet e Amerikes, apo si Mali Fuxhi për Japonezet, apo si Arara …
Dhe më kryesorja që e botova në anglisht këtë libër është për të bërë të njohur ndërkombëtarisht provat dhe faktet e reja arkeologjike dhe historike.
Sepse sot arkeologjia, institutet historike dhe në përgjithesi Akademia e Shkencave janë kthyer në institucione vegjetuese ku merret rroga dhe jepen honorare, ku financohen “koka të mëdha” nëpër arkivat e botës për të bërë zbulime stratosferike, duke fjetur nëpër hotele dhe ngrënë nëpër resorante të shtrenjta. Por dokumentet e vërteta ndodhen në Shqipëri”.