Veteranët e Skraparit

Veteranët e Skraparit

 

 

(Vazhdim)

 

5-Dervish Iliazi (Iliaz Qafoku)

 

Ka qënë një nga nacionalistët e rrethit të Skraparit, i pajisur me vyryte të nalta njerëzore. Ka qënë përkrahës u nxehtë i arsimit kombëtar dhe në çdo rast ka dhënë kontributin e tij patriotik për Rilindjen Shqiptare.

 

 

Dervish Iliazi ka lënë një kujtim të paharrueshëm në qarkun e Skraparit dhe të Tomorricës duke u kujdesur me një energji të çmueshme për ndreqjen e rrugëve, të urave, të çesmave dhe të tjera vepra filantropike që shërbejnë që shërbejnë për përfitimin e atij vëndi klimaterik që lidhet ngushtë me foltoren e shenjtë të sektit Bektashian.

 

 

Në këtë mëbyrë është përphekur shpirtërisht duke i treguar çdo lehtësi dhe përkrahje popullir për t’i shëruar plagët dhe për t’i lehtësuar mjerimet.

 

 

Dervish Iliazi ka qënë themeluesi i teqesë bektashiane në vëndin e quajtur Kulmak të Tomorrit, siç flet edhe kënga popullore:

 

Korriku njëzet e tetë,

Mbi Tomor një flakë ndriti,

Dervish Iliazi i vërtetë,

Në Kulmak teqenë e ngriti!

Kjo foltore e shenjtë është tgemeluar e ndërtuar në muajin korrik 1916, dhe vitë për vitë duke filluar nga 20- gushti, nga çdo anë e Shqipërisë fillon një pelengrenazh i popullit shqiptar prej mijëra vetash që vijnë e vizitojnë Altarin e shenjtë të Abas Aliut në Çukëb e Tomorit, një orë e gjysëm afër kësaj teqeje.

 

 

Dervish Iliazi është varrosur në tyrben afër teqes në Kulmak, Tomor.

 

 

Komisioni i Beratit duke çmuar veprat dhe shërbimet e tij patriotike vendosi të pagëzohet  shkolla e katundit Vërzhezhë e Skraparit me emrin e tij: Shkolla “Dervish Iliazi”.

 

 

 

9- Ali Koprëncka

 

ka lindur në katundin Koprënckë të Skraparit në v 1873, dhe vdiq në v 1931, duke u vrarë në Korçë prej një të quajturi Kajmak Koprëncka.

 

 

Ka qënë një nga nacionalistët e shquar të Skraparit dhe është përphekur me mish e me shpirt për realizimin e mvetësisë shqiptare duke marë pjesë në çdo lëvizje kombëtare.

 

 

Në vitin 1915, me një fuqi të konsiderushme skraparase gati prej tetëqind vetash ku bënin pjesë një elementë të gjedhur nacionalistë të këtij rrethi si veterani Dervish Iliazi, kapiten Kamber Benja, Xhelal Koprëncka, Jusuf Xhindi, Ahmet Nishica, Asllan Çepani, Zyhdi Vëndresha, Pasho Hysi, Gani Ago, Turhan Rehovica e të tjerë, kanë sulmuar Beratin në një anë nga Droboniku  dhe në tjetër anë nga katundi Duhanas, për të rrëzuar fuqinë rrebele dhe kështu për të ngritur flamurin kombëtar në Berat.

 

 

Qëllimi kombëtar i kësaj çete nacionaliste u realizua pa u bërë ndonjë përpjekje të përgjakshme, mbasi populli i Beratit, duke u dërguar një komision përpara kësaj fuqie, pranoi me gëzim dhe kënaqësi hyrjen e fuqisë skraparase në Berat dhe kështu duke u ulur bajraku i Esadit, u ngrir në ndërtesën qeveritare të Beratit dhe valoji madhërisht flamuri kombëtar.

 

 

Kjo ngjarje historike me frymë nacionaliste u realizua me iniciativën patriotike të kapiten Ali Koprënckës dhe shokëve të tij idealistë që u shënuan këtu sipër.

 

 

Ali Koprëncka, si mbaroji mësimet fillore, hyri në degën e xhandarmërisë, ku u gradua gradualisht dhe arriti të bëhet kapiten i klasit të parë.

 

 

Qysh në kohën e Turqisë ka qënë i pajisur me ndjenja nacionaliste shqiptare dhe ka marrë pjesë  në lëvizjet e vitit 1911-1912.

 

 

Duke u çmuar shërbimet e tij patriotike, populli i prefekturës së Beratit e zgjodhi deputet në Parlamentin Shqiptar, në zgjedhjet që u bënë në v 1921, pas Senatit të Lushnjes.

 

 

Ali Koprëncka i ka shërbyer Shtetit Shqiptar me detyra në degën e xhandarmërisë dhe rrethkomandantir në Berat, Lushnje e gjetiu dhe si qarkkomandanr i xhandarmërisë në Elbasan dhe Korçë.

 

 

Disa vjet para vdekjes së tij, Nalt Madhëeia e Tij Mbret i Shqiptarëve denjoji t’i lidhi një pension të arsyshëm sipas shërbimeve të tij që kish kryer me detyra zyrtare me nder dhe energji.

 

 

Komisioni i Beratit për kremtimin e 25- vjetorir të Vetëqeverimit Shqiptar duke çmuar shërbimet e tij patriotike, vendosi të pagëzohet shkolla e katundit Vëndreshë së Skraparit me emrin, Shkolla “Ali Koprëncka”.

 

 

Burime:

A Q Sh fondi 170, v 1937, dosja 46, fq 22, 24-25,

Gazeta Zyrtare v 1937

Haklaj ” Veteranët e Pavarsisë”, botim i v 2018

 

 

Nxori nga Arkivi i Shtetit Gjergji Qafoku