Ylli Polovina: “Homo balcanicus” (“Njeriu ballkanikas” ose, thjesht, ballkanasi)
“Ballkanasit duhet t’i njoshësh para se të bësh me ta”…
Sugjerim i një diplomati karriere për kolegët e tij vendas dhe të huaj që merren me çështjet e gadishullit tonë
Kam në dorë në dorëshkrim, “Ambasdor në Ballkan”, të diplomatit, studiuesit, publicistit dhe shkrimtarit të njohur, Ylli Polovina, kuptohet, në rolin e redaktorit, por edhe të një miku letrash, që, para se të botojë diçka, aq më tepër një libër, e konsulton atë me kolegët më të afërt, qoftë edhe “për t’i hedhur një sy”.
Libri, që do të hidhet për botim së afërmi, është vazhdim i kolanës së librave të tij të fushës së diplamacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
Është shpejt të them, pasi lexuesi do ta lexojë vetë, por personalisht më ka pëlqyer për analizën e thellë të fakteve dhe ngjarjeve të rajonit të Ballkanit, ku janë përcaktur fatet historike të vendit tonë, si pjesë e këtij rajoni.
Më posht po jap një fragment nga libri:
(Z. Hoxha)
“Homo balcanicus”
Ballkani para se të jetë gadishull, gjeografi, identitet gjeopolitik është strehë e vendbanuesit të saj.
Doemos që ky është karakteristik, është një tip që mund të quhet “Homo Balcanicus”.
Siujdhesda jonë fillimisht u ndikua nga kultura greke.
Ka qenë një kulmim i lartë fakti qё këtë periudhë Aleksandri i Maqedonisë ia doli tё realizonte një siujdhesë tё bashkuar nё vetëm njё dorë pushteti.
Ndikimi i dytё i fuqishёm mbi gadishull qe pёrfshirja e tij sërish në një dorë të fortë pushteti: nё Perandorinë Romake.
Ndryshimi i tretё i fortë ndodhi pёr arsye tё ardhjes në siujdhesë tё dyndjeve sllave. Ata shkaktuan njё ndryshim tё thellё, mbase më të madhin e deri atëhershëm.
Pas një kohe qëndrimi të vetëpërmbajtur, më vonë pёrzunё me forcё banorёt vendas duke i dyndur nё male.
Kështu formuan territore tё tyre duke bёrё atë që as grekfolësit e Aleksandrit dhe as latinët e Romës nuk guxuan dot ta realizonin: shndёrrimin etnik.
Perandoria Bizantine e pranoi këtë ndryshim, madje i hapi rrugë.
Ardhja e turqve Osmanё solli edhe ndryshimin e thellë tjetër. Ata vepronin ngadalë, por pa u tërhequr.
Osmanët dhe perandoria e tyre mund të quhet edhe forca e butë.
Shumë e gjerë ajo që ata lanë trashëgimi në gadishull, në zakone dhe fjalor, në mendësi dhe këndvështrimin e botës.
Pa harruar se i vunë siujdhesës edhe vetë emrin.
Edith Durhami do të shprehej se “Ballkani ёshtё vendi i “Perandorive tё njё njeriu”, perandori qё rrojnё sa ёshtё gjallё njeriu nё krye tё tyre”.
Në një bisedë me një banor vendas të siujdhesës Durham spikat këto fjalë të tij: “Njeriu i gadishullit ose duhet tё dashurojё ose tё urrejё”.
Po ashtu: “Sepse i tillё ёshtё njeriu ballkanas, qoftё grek, serb, bullgar apo shqiptar, i krishterё apo mysliman”.
Në thelb ky është nocioni themelor i termit “Homo Balcanikus”.
Ky ballkanas flet trembëdhjetë gjuhë. Dymbëdhjetë janë gjuhë kombesh, tjetra është e romëve.
Mezi merren vesh me njeri-tjetrin.
Ose marrëveshjen e kanë gjënë më të vështirë në botë. Ose atje ku merren vesh janë të mrekullueshëm.
Pjesëtarë kombesh të vegjël dhe shtetesh akoma më të vegjël.
Megjithatë që fëmijë u kanë fryrë në vesh e kanë parë në ëndërr se janë qytetarë shtetesh të mëdhenj.
Romania Grandul, Vjelika Serbija, Megalaideja, Shqipëria e Madhe, Bullgaria Vjeliçnaja, Vjelika Kroacija.
Të gjithë kanë grykësi të sundojnë, komandojnë apo prijnë parcelën e ngushtë të siujdhesës.
Shajnë, këndojnë, dehen, vullnethekurt, trima kokërrisur, plot intuitë, dredharakë, të pathyeshëm, gjaknxehtë, poetë të çuditshëm, kineastë befasuesë, shkrimtarë që të rrënqethin, valltarë gjysmën e jetës së tyre.
Edhe të pafat.
Një politolog ka shkruar: “Jeta e tyre nuk ka njohur kurrë paqe. Ata mund të thonë se prej mijra vjetësh kanë jetuar me armiq jashtë dhe tiranë brenda”.
Të prapambetur.
Por nuk e pranojnë.
Asnjëherë nuk janë të mbetur prapa nga vetja.
Do të mblidhen në kuvende të mëdhenj e do të shkruajnë male me libra se në këtë gjendje i kanë lënë të tjerët.
Përshembëll pushtimi i gjatë turk.
Apo ai austrohungarez.
Nuk dëshiron kush të forcohet bashkë me tjetrin.
“Forcohet” duke e rrënuar.
Dobësuar.
Shkatërruar.